Kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiki njofton se sot është nënshkruar kontrata për financim të: Rikonstruksionit të rrugës në f. Maja e Zezë.
‘Realizimin e këtij projekti ua kemi premtuar banorëve të fshatit Maja e Zezë, prandaj edhe sot jemi shumë të lumtur që po përmbushet edhe një premtim i dhënë, vlenë të theksohet se është një projekt shumë i rëndësishëm që po realizohet për banorët e kësaj ane.Projekti në fjalë financohet me mjete nga Banka botërore nëpërmjet Ministrisë së financave’thotë Sadiki.