Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reis Shaqir ef. Fetahu ka dhënë deklaratën e parë në selinë e këtij institucioni fetar.
“Këtë post do ta mbajë me plotë përgjegjësi, është përgjegjësi e nderuar dhe shpirtërore, sepse është organizata e vetme fetare që organizon jetën e muslimanëve brenda dhe jashtë.”, theksoi Fetahu.
Sipas tij, ky institucion ka ngritur dhe kultivuar vlera fetare, shkollim dhe edukim të brezit të ri, ruajtjen e paqes dhe stabiliteti social të këtij nënqielli.
Konferencë për gazetarë e U.D Resit
Publiée par Tv Shenja sur Samedi 30 mai 2020