Thaçi: Vendimet e minutës së fundit të Qeverisë së shkarkuar, s’janë të dobishme

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar, pas vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë.

Marketing

Ai thotë që vendimet e nxituara të minutës së fundit nga Qeveria e shkarkuar e Kurtit nuk janë aspak të dobishme për rrugën Euro-Atlantike të Kosovës.

Thaçi thotë se Qeveria e re legjitime duhet te fillojë freskët dhe të “shërohet” nga këto gabime strategjike.

Më tutje ai shton se partneriteti me BE-në dhe SHBA-të është thelbësor për anëtarësimin në BE dhe NATO.