Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19

Masa plotësuese për higjienë shëndetësore për shkak të Kovid-19 zbatohen në të gjitha hapësirat, si dhe pjesa e jashtme e kampusit të Universitetit të Tetovës veçanërisht në këtë periudhë kur mbahen sesionet e provimeve në qershor dhe korrik, informojnë nga Institucioni i arsimit të lartë në Tetovë.

Marketing

Prej atje potencojnë se me kujdes për higjienën personale dhe kolektive do të minimizohen pasojat e pandemisë globale.

Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19

“Të punësuarit e personelit teknik vazhduan me dezinfektim të rregullt të fakultetit, kabinetet e profesorëve, zyrat administrative, terrenet sportive, si dhe të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme të Universitetit të Tetovës. Maksimalisht jemi të përkushtuar për zhvillim të pandërprerë të procesit mësimor-shkencor veçanërisht në këtë periudhë kur do të mbahen sesionet e provimeve të qershorit dhe korrikut”, kumtojnë nga Universiteti.

Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19

Vazhdimi i procesit mësimor dhe shkencor në pjesën pranverore të vitit akademik 2019/2020 gjatë pandemisë me Kovid-19 në Universitet është zhvilluar përmes internetit. Përmes ditëve të hapura onlajn, nga data 13-15 maj, maturantët u njoftuan me mundësitë për studime në 50-të programe studimore të 13 fakulteteve me rreth katër mijë vende të lira.