Befason Erdogan, heq tërësisht shtetrrethimin e vendosur

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të anullojë krejtësisht shtetrrethimin e vendosur nga Ministria e Brendshme Turke dhe që ishte njoftuar për këtë fundjavë në 15 provincat më të populluara të vendit.

Marketing

Një masë e tillë ishte lënë në fuqi për fundjavat si dhe festat kombëtare, e qe respektuar edhe për Fiter Bajram, në 24 maj.

Por tani, papritmas, presidenti turk ka zgjedhur ta heqë atë plotësisht! Një ditë më parë ndërkohë u njoftua se Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor, dhe deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete.

Turqia i mbylli kufijtë në kuadër të masave për të luftuar koronavirusin e ri.

Fluturimet e brendshme u rikthyen të hënën në disa provinca, ndërsa Ankaraja i ka lehtësuar ndjeshëm kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.