VMRO-DPMNE opozitare vlerëson se edhe pse Qeveria po mundohet situatën me virusin Korona ta vendos nën kontroll, masat janë treguar si jo efikase. Sipas VMRO DPMNE gjysma e Qeverisë e kryesuar nga LSDM është në izolim, ndërsa nga ana tjetër po gënjejnë qytetarët se pandemia është nënkontroll.
“Situata me virusin korona aspak nuk është nënkontroll. Maqedonia po përballet me katastrofë në lidhje me trajtimin e pandemisë. Kjo që po shohin qytetarët është një horror i cili nuk është parë deri tani në asnjë vend të rajonit dhe më gjërë. U paralamronte se piku ri i të sëmurëve do të vijë në vjeshtë, ndërsa Maqedonia në qershor e përjetoi valën e dytë të të infektuarëve nga virusin korona. Sipas të dhënave e ditëve të fundit, nuk ka gjasa se në një kohë të shkurtur do të përmirësohet gjendja aktuale. Qytetarët po ballafaqohen me pasojat e politikave papashtatshme dhe jo të mira të autoriteteve.” – deklaroi Igor Kuzmanovski nga VMRO-DPMNE.