Zëvendëskryeministri Osmani me lajm të rëndësishëm për shoqatat joqeveritare

Njoftim për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masa për të trajtuar krizën COVID-19

Marketing

Institucioni që shpall konkursin:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Afati i aplikimit:
11.06.2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm shpall Shpallje për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masa për të trajtuar krizën COVID-19, në shumën totale prej 30,000,000 denarë, e cila do të përdoret për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve përmes grante nga 600,000 deri 900,000 denarë.

Në njoftim mund të marrin pjesë shoqata dhe fondacione që janë regjistruar në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione të paktën 2 vjet para shpalljes Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve me dokumentacionin e kërkuar është jo më vonë se 11 qershor 2020, deri në orën 12:00.

Formulari i plotësuar i aplikimit, formulari per buxhetin dhe statusi aktual i skanuar nga regjistrimi në Regjistrin Qendror të RSM, dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën [email protected] me shënimin Aplikimi për shpallje. Faqet që përmbajnë nënshkrime dhe vula duhet të dërgohen të skanuara.