Zgjedhjet mund të mbahen edhe të mërkurën, me 8 korrik, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp në selinë e partisë.
Siç tha Zaev, në këtë rast orari i votimi mund të zgjatet, në vend të orës 19:00, vendvotimet të mbyllen në ora 21:00.
Sidoqoftë, tha Zaev, për këtë duhet të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor, i cili kërkon një konsensus të gjerë, dhe se në këtë rast gjendja e jashtëzakonshme duhet të zgjatet për disa ditë të tjera.
“Për gjëra të tilla zgjidhja arrihet me konsensus. Nëse jo, atëherë dita e dielë mbetet si ditë e zgjedhjeve ”, tha Zaev.