Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil kapërceu të premten Britaninë, duke u bërë shteti i dytë më shifrën më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, sipas numrave të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit.
Brazili ka raportuar gjithsej 828.810 raste të konfirmuara, me 25.982 infeksione të reja në 24 orët e fundit, dhe 909 vdekje të tjera, duke rritur numrin e vdekjeve në 41.828, tha Ministria e Shëndetësisë. Nga rastet e përgjithshme të COVID-19, 365.063 janë rikuperuar, tha ministria.