Qerimi:Pse JO?

Rami Qerimi

Marketing

Gjatë gjithë kësaj periudhe të funksionimit të shtetit RMV-së është vërtetuar se shqiptarët kanë kuadër për të udhëhequr këtë shtet andaj nuk mund të kuptohet ky paragjykim se Kryeministër i këtij shteti nuk mund të jetë Shqiptar,më e dhimbshme nga krejt kjo katarahurë e skepticizmit është e paqartë si disa subjekte politike shqiptare nuk e pranojnë një realitet të ri dhe nuk e përkrahin këtë ide?Si duket përgjigjja është shumë e qartë sepse kjo ide nuk vjen nga ata por nga BDI-ja që në kontinuitet ka dëshmuar veten se për të qenë subjekt politik serioz duhet të tejkalosh interesat e ngushta partiake dhe të punosh në interes të popullit që përfaqson dhe të shtetit.
Kur e them të popullit që përfaqson nënkuptohet se BDI-ja ka punuar,punon dhe do të punon për interesat e popullit shqiptarë sepse rrënjët e saj si trung fillojnë që nga UÇK-ja e cila bëri thyerjen e madhe ku ktheu dinjitetin e shqiptarëve dhe i tregoi krejt botës se Shqiptarët në RMV nuk janë qiraxhinj në vend të vet,pastaj si subjekt politik i udhëhequr nga Ali Ahmeti vazhdoi me realizimin e piksynimeve kombëtare deri në ditët e sotme dhe me siguri që do të vazhdojë deri në realizimin e barazisë së plotë me komunitetin maqedon.
Në anën tjetër kur them të intersave të shtetit më duhet të theksoj se BDI-ja në kontinuitet ka punuar që RMV-ja të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së si dhe ka dhënë kontributin e pamohueshëm që ky shtet të forcohet në aspektin institucional dhe të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare dhe krejt këtë e ka bë duke lënë anash intresat partiake. BDI-ja për interesa të larta shtetërore theu edhe parimin fituesi me fituesin duke e ditur se mund ti kushtoj në të ardhmen, por si parti serioze e dëshmoj veten se interesi shtetëror është mbi interesin partiak.
Albert Ajnshtajn ka një thënie të mençur “Më lehtë është të zbërthesh një atom se një paragjykim” duke u nisur nga kjo thënie më duhet patjetër të nënvizoj se edhe pala maqedone e cila ka paragjykime duhet ta kuptoj se për të mirën e këtij shteti duhet ti tejkaloj intersat e ngushta partiake dhe të pranojë realitetin e ri sepse dashtën apo nuk dashtën ata një ditë Shqiptari do të bëhet Kryeministër.
PSE JO?