Filipçe: Një e treta e të vdekurve nga koronavirusi kanë ardhur me vonesë në spitale

Një numër i madh i rasteve me COVID-19 janë diagnostikuar pas vdekjes, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin e sotëm “Vetëm Intervistë” në televizionin Kanal 5, ku sqaroi se strisho u morën nga personat të cilët kanë vdekur në spital në ditën e pranimit, pas reanimimit të dështuar, për të zbuluar nëse ata ishin apo nuk ishin bartës të virusit, në mënyrë që të kishin të dhëna se si të veprohet me familjet. Kjo mënyrë e të vepruarit, sipas ministrit Filipçe, e rriti numrin e personave të vdekur.

Marketing

“Asnjë vend në botë nuk e bën këtë. Ne menduam se duhet të jemi të sinqertë dhe të dimë se si të bëjmë mirë për anëtarët e familjeve të tyre, gjithashtu të kemi pasqyrë epidemiologjike të saktë në vendin tonë. Fatkeqësisht, ekziston një përqindje e lartë e njerëzve që vijnë në spital me vonesë dhe kanë rezultat fatal midis ditës së parë dhe të pestë. Ata vijnë me pasqyrë të keqe klinike, ka pacientë që kanë nënshkruar se nuk duan të mjekohen në spital, dhe më pas vijnë në fazat e fundit të sëmundjes dhe këtu, për fat të keq, nuk mund t’ia dalin më. Një e treta e të vdekurve arrijnë vonë në spital. Me përgjegjësi them që është bërë gjithçka për secilin pacient, nga analiza, tek terapia dhe gjithçka tjetër”, tha Filipçe.