Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka reaguar rreth thashethemeve të fundit.
Intervistuar nga Sky Sport, transmeton lajmi.net, në prag të ndeshjes së kampionatit me Bolongnan, trajneri i Juventusit mohoi kategorikisht thashethemet për argumentin e pretenduar që ai kishte në stërvitje me Miralem Pjanic.
“Kjo e grindjes sonë është një shaka e madhe”.
”Pjanic është ndër tre lojtarët që unë kam përdorur më shumë, ai është një futbollist, të cilit i qëndroj shumë afër dhe kujt duhet t’i referohem, sepse ai ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën tonë”, potencoi italiani.