Sopranoja serbe: Nga fundi i zemrës sime serbe, BRAVO Rame Lahaj

Pak ditë më parë, tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, ka publikuar këngën ‘Khtehu rini’, një këngë kjo tejet emocionuese që vjen si dedikim për të rinjt e vendit, si një thirrje për të mos lënë vendin.

Marketing

Videos së postuar në rrjetin social Facebook, Lamaj i ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku ka shtjelluar më gjerë arsyet që e kanë shtyrë drejt publikimit të kësaj këngë.

Ndërkaq, ajo çfarë ka marrë vëmendje në videon e publikuar të tenorit, ka qenë komenti i sopranos së mirënjohur serbe, Olivera Topaloviç, e cila ka shprehur lavdatat më të mëdha për Lahajn.

“Nga fundi i zemrës sime serbe, e dua atë, BRAVO Lahaj Ramë! Është aq e bukur dhe në këtë muzikë këndimi juaj është i plotë sepse këndoni me shpirtin tuaj – nuk ka politikë të marrë dhe aq shumë urrejtje midis neve dy njerëzve në muzikë. Uroj kaq shumë që bukuria dhe dashuria të fitojnë! Urime kjo është e mrekullueshme.”, ka komentuar sopranoja.

https://www.facebook.com/watch/?v=682570705917307&t=25