Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thotë se të gjitha spekulimet dhe akuzat e rreme ndaj tij lidhur me rastin “Pacient” kanë përfunduar,dhe se e vërteta dhe drejtësia më në fund ka arritur.Në postimin e tij Osmani skruan:
Siç kam argumentuar vazhdimisht, pas shqyrtimit të të gjitha provave të dorëzuara, Prokuroria Publike e mbylli hetimin dhe vlerësoi se nuk kishte asgjë të paligjshme në punën time.
Dua të falënderoj të afërmit e mi, familjen time dhe miqtë e mi, për besimin që kanë pasur gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit edhe kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për kujdesin dhe durimin që kishin, me çka më lanë hapësirë e edhe kohë për të dëshmuar që kam pas të drejtë.