Dje, bartësi i zonës 1 zgjedhore nga koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Skender Rexhepi – Zejdi, fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, e ka filluar nga Çairi i Shkupit. Në takimin e realizuar me aktivistët dhe simpatizuesit e nëndegës “Azem Morana” të degës Çair – Alternativa, Skender Rexhepi – Zejdi, foli rreth programit zgjedhor të koalicionit “Shtet për të gjithë” dhe aktivizimin strukturor të Alternativës në nivel republikan.
” Ne jemi ata që jetësojmë idealet kombëtare dhe fetare. “Shtet për të gjithë” ka qëllimin e barazisë së plotë të shqiptarëve në këtë vend. Ju kërkoj, gjithë aktivistëve dhe simpatizuesve të koalicionit tonë AAA – ASH, të punojmë dhe angazhohemi maksimalisht që më 15 korrik – t’a sjellim ndryshim politik tek shqiptarët”, tha Rexhepi.
” Jemi dëshmitar të dështimeve 18 vjeçare gjatë qeverisjes së BDI-së, si në nivel qendror, ashtu edhe atë lokal. Këta pushtetarë e getoizuan – Çairin tonë. Ne kërkojmë zgjedhje fer dhe demokratike.Ejani ta bëjmë ndryshimin”, ka përfunduar bartësi i njësisë 1 zgjedhore nga koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët.