Agjencia Europiane e Barnave propozon mjekimin kundër virusit

Komiteti i Agjencisë Europiane të Barnave (Ema), ka rekomanduar aprovimin e kushtëzuar të Remdesivir në trajtimin e Covid-19. Sipas kësaj agjencie, ky preparat do të rekomandohet tek të rriturit dhe adolshentët që nga mosha 12 vjeç e lart dhe në në rastet që ata shfaqin polmonit dhe kanë nevojë për suport respirator.

Marketing

Lajmi bëhet i ditur nga ANSA, që citon sitin zyrtar të agjencisë evropiane EMA. Sipas saj ky është ilaçi i parë kundër COVID-19, që merr këtë aprovim dhe që tashmë duhet të marr aprovimin definitiv edhe nga Komisioni Europian.