Në Kosovë janë shtuar edhe 62 raste me koronavirusin e ri. Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi në postuar në rrjetin social Facebook.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka arritur në 2.494.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 61 persona duke e çuar numrin e të shëruarve nga sëmundja COVID-19 në 1.307.
61 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!Sot më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…
Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 26 juin 2020
Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten.
Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, viktimat identifikohen si A.M., i lindur më 1964, nga Komuna e Rahovecit, dhe H.K., i lindur më 1959, nga Prizreni.
Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 44.
Klinka Infektive ka njoftuar se të hospitalizuar atje aktualisht janë 101 pacientë.