Do të bëhet skrining i gazetarëve dhe punonjësve të mediave për KOVID-19

Ministria e Shëndetësisë me kërkesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në ditët në vijim do të organizojë skrining pa pagesë për gazetarë dhe punonjës të mediave për Kovid-19. Skriningu do të mbahet në dy raunde. Në raundin e parë, në periudhë prej tre ditëve, do të përfshihen së paku 500 gazetarë dhe punonjës të mediave nga programet informative të mediumeve më të mëdha. Për redaksitë e tjera më të vogla, plotësisht do të ndiqen informata për skriningun pas përfundimit të xhiros së parë.

Marketing

Siç theksojnë nga Ministria, në periudhën e fundit gazetarët dhe punonjësit e mediave të cilët raportojnë në terren për aktivitetet e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për shkak të vëllimit të rritur të punës, janë plotësisht të ekspozuar ndaj virusit KOVID-19. Përveç kësaj, në SHGM u lajmërua se në disa mediume nacionale ka raste të reja të gazetarëve të infektuar dhe punonjësve të mediave, por edhe kolegë të cilët dyshojnë se janë të infektuar.

“Duke u nisur nga kjo, por edhe nga nevoja për t’iu dhënë prioritet gazetarëve dhe punonjësve të mediave do të zbatohet skrining në dy raunde. Në raundin e parë do të përfshihen gazetarë dhe punonjës të mediave nga programet informative nga mediumet më të mëdha, me qëllim që të konstatohet nëse dhe sa nga të punësuarit janë infektuar. Kjo do të kontribuojë të parandalohet përhapja e sëmundjes në këto redaksi ku ka numër më të madh të personave të cilët punojnë në të njejtën kohë në hapësirë të kufizuar. Sipas vlerësimit fillestar, qëllimi është të përfshihen së paku 500 gazetarë dhe punonjës të mediave në raundin e parë në periudhë prej tre ditëve, ndërsa varësisht nga epilogu i kësaj, në mënyrë adekuate do të planifikohet korniza kohore dhe mënyra e zbatimit të skriningut edhe në raundin e dytë”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Redaksitë më të mëdha do të marrin informata më të hollësishme gjatë ditës së nesërme me qëllim që të bëhet orar adekuat për zbatimin e skriningut. Për redaksitë e tjera më të vogla, plotësisht do të ndiqen informata për skriningun pas përfundimit të raundit të parë.