Video/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë seancës stërvitore

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në futbollin rus. Futbollisti 16-vjeçar, Ivan Zaborsky ka përfunduar në gjendje kome, pasi u godit nga një rrufe gjatë stërvitjes.

Marketing

Aktualisht i riu ndodhet në një spital në Moskë në gjendje kritike për jetën. Në media e huaja është publikuar videoja ku shihet i riu teksa goditet nga rrufeja.

Adoleshenti, i cili po bënte stërvitje të diferencuar nga grupi, kishte rreth qafës një zinxhir metalik, i cili dyshohet se u bë shkak i goditjes së rrufesë.

Kanë qenë shokët dhe trajnerët e ekipit që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas kanë pritur mbërritjen e urgjencës spitalore. Raportohet se momentalisht gjendja shëndetësore e të riut është e rënduar. Ndërkaq, në lidhje me incidentin ka folur dhe motra e futbollistit, Katerina, e cila tha:

“Mjekët thonë që ai ka lindur me fat. Unë ende nuk di shumë detaje. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur. Falenderojmë trajnerët dhe shokët e ekipit që i kanë dhënë ndihmën e parë. Vëllai ende mund të ketë një shpresë për t’u shëruar”.