Në garën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut do të garojnë 15 koalicione e parti me 1578 kandidatë për deputetë.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, bëhet fjalë për 903 kandidatë meshkuj dhe 675 femra, ndërsa për nga mosha 795 kandidatë janë midis 30 dhe 49 vjeç,
Partitë në fletat e votimit i kanë këto numra dhe se qytetarët përcaktohen se cilin e rrethojnë:
- Partia Demokratike Shqiptare – PDSH
- Partia politike Demokratët
- LSDM dhe koalicioni Mundemi
- E majta
- Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
- Zëri për Maqedoninë
- Unioni Demokratik Qytetar – GDU
- Integra
- Bashkimi Demokratik për Integrim
- Unioni Socialdemokrat – SDU
- Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni
- MORO partia punëtore
- Partia Popullore Rome
- VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Përtëritjen e Maqedonisë
- Partia Jote
Shumica e këtyre partive do të garojnë në gjashtë njësitë zgjedhore, me listat e tyre me kandidatë.