LSDM në panik, abuzon rëndë me numrat privat të qytetarëve

Pak para fillimit të heshtjes parazgjedhore, LSDM dhe koalicioni ‘Можеме’ lëshohet në ‘gjah’ të votave të votuesve shqiptarë duke iu dërguar mesazh në numrat e tyre privat.Kjo flet se LSDM është në panik dhe nuk heziton të abuzojë me numrat privat të qytetarëve. Mesazhi ka këtë përmbajtje:

Marketing

“Nga ti varet a do vazhdojmë drejt BE-së apo do lejojmë rikthimin e regjimit VMRO-BDI. Dil, voto për të ardhmen evropiane.
VOTO 3
Koalicioni MUNDEMI”.

Një numër i madh i qytetarëve kanë denoncuar rastin në fjalë. Denoncime të këtilla kishte edhe në redaksinë tonë.