Zgjedhjet e 15 korrikut, Apasiev akuzon për vjedhje të votave

Partia “E Majta” konsideron se në zgjedhjet e djeshme janë vjedhur vota me të cilat kjo parti do t’i kishte marrë edhe 3 deputetë të tjerë.

Marketing

Kryetari i kësaj partie, Dimitar Apasiev, në konferencën e sotme tha se do të ngrejë ankimim dhe padi penale ndaj të gjithë anëtarëve të KShZ-së.

Ata dyshojnë për sulm të madh dhe shumë të shtrenjtë nga ana e hakerëve dhe një sulm të tillë mund ta paguajnë vetëm një numër i paktë i politikanëve në vend. Puna e parë të cilën ky subjekt e ka ndërmend ta propozojë në parlament do të jetë modeli i ri zgjedhor, sepse modeli aktual, sipas partisë “E Majta”, është i pa logjikshëm.  Apasiev  tha gjithashtu se nuk ka gjasa reale për të koalicionuar me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, për përbërjen e re qeveritare.