Premierligë, tifozët rikthehen në stadiume nga muaji tetor

Një lajm më rëndësi vjen për tifozët e Premierligës në Britaninë e Madhe.

Marketing

Kryeministri Boris Johnson, ka njoftuar se tifozët mund të rikthehen në stadiume duke filluar nga muaji tetor.

Ngjarjet sportive janë duke u zhvilluar pa tifozë që nga muaji mars, shkaku i frikës së përhapjes së koronavirusit.

Një situatë e njëjtë po mbretëron në gjithë Evropën.

Disa klube në Gjermani kanë filluar të rregullojnë stadiumet duke respektuar distancën sociale, dhe që nga sezoni i ri, të hapin dyert për tifozët.