Gjithsej 127 raste të reja pozitive në Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, prej 904 testeve të bëra. Janë regjistruar 83 të shëruar dhe tetë të vdekur.
Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nga numri i rasteve të reja pjesa më e madhe janë në:Shkup-57, Shtip 13, Tetovë 6, Gostivar-8, Kumanovë-4, Struga-10, Ohri-7, Kërçova-4, Demir Hisar-1, Probishtip-2, Kratovë-2, Kavadar-1 dhe Shën Nikollë-12.
Sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 83 persona të shëruar nga: Shkupi-35, Shtip-8, Tetovë-33, Vekles-1, Gostivar-5 dhe Pehçevë- 1.
Tetë persona ndërruan jetë, pesë pacientë nga Shkupi, një pacient nga , një nga Struga dhe një nga Kërçova.