Mexhiti dhe Selami në Koliçan: Ne fjalët i bëjmë vepra

Në Koliçanin e Poshtëm, Izet Mexhiti dhe Abdul-Selam Selami, kanë takuar qytetarët e kësaj ane, për të shprehur falënderim për fitoren e madhe të 15 Korrikut.

Marketing

Z. Mexhiti ka shprehur falënderim dhe respekt për qytetarët që ia dhanë besimin BDI-së, partisë që fiton në shtatë palë zgjedhje, së bashku me z. Selami, duke potencuar se shqiptarët janë në shtëpi të vet dhe zgjedhin ata që me dinjitet i përfaqësojnë.

Shqiptarët kanë një qëllim, barazinë, as më pak, as më shumë, theksoi z. Mexhiti, andaj, ne ju falënderojmë nga zemra për besimin ndaj BDI-së, ne jemi zotuar se do t’i zbatojmë zotimet dhe platformën e BDI-së, për barazi.

Ne nuk do të ndalemi, sepse, populli dëshiron dhe synon më shumë, andaj, ne jemi këtu për të konkretizuar gjithë synimet e qytetarëve, sepse ne nuk i ikim përgjegjësisë, u theksua në takim të z. Izet Mexhiti dhe z. Abdul-Selam Selamit me qytetarët e Koliçanit të Poshtëm.

Ata theksuan para qytetarëve se fjalët i bëjnë vepra, si gjithmonë!