Parimi mbi cilin pritet të formohet Qeveria e re, hap dilema në opinionin e gjërë publik, a do të respektohet mbi bazën e rezultateve apo do të anashkalojë të njëjtin, mbetet të shihet në periudhën në vazhdim. E rëndësishme është që rezultati duhet të respektohet, vlerëson njohësi I çështjeve politike, Blerim Hyseni. Sipas tij Qeveria e ardhshme duhet të formohet mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve se përndryshe humb efekti i fushatës dhe efekti i zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë do të prodhoj krizë politike.
“Çdo anashkalim i këtij rezultati në Maqedoni do të prodhoj kriza, qoftë në bllokun maqedonas e në veçanti në atë shqiptar, sepse dihet se një përvojë të këtillë e kemi në vitin 2006 – 2008 dhe çdo anashkalim I verdiktit të popullit shqiptar në Maqedoni, prodhon destabilizim dhe krizë politike. Asnjë nuk e dëshiron në këtë kohë krizën politike sepse vendi veç më është në rrugën e integrimit në BE dhe pritet fillimi i negociatave dhe në këtë periudhë një krizë e tillë më së paku do ti konvenonte Maqedonisë së Veriut.”, tha Blerim Hyseni, njohës i çështjeve politike.
Sipas Hysenit, vetë fushata zgjedhore ishte një fushatë e nxehtë për të gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore, sepse subjektet politike , me theks LSDM nuk mbajti llogari për efektet e epilogut pas 15 korrikut.
Rezultati imponon një koalicionim është ditë që para zgjedhjeve, por mendoj që çdo tërheqje e BDI-së nga ideja e saj për kryeministrin shqiptar do të ishte në disfavor të shqiptarëve në veçanti. Subjektet politike shqiptare tani janë para sprovës historike që të japin provimin ose të jenë gjithmonë siç kanë qenë vazal të partive politike Maqedonase, duke shikuar se kush nga ata do të fitoje dhe asnjherë duke pretenduar që vetë të fitojnë.”, tha Hyseni.
Bisedimet për formimin e Qeveris së re po zhvillohen por ato janë jo formale, ndërsa vendin e presin negociata të vështira deri në arritjen e shumicës së re parlamentare e cila do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re. TVM2