Grubi: Naser Ziberi kryeministër, ka më shumë përvojë se Zaevi!

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fushatën elektorale ka premtuar që këtë herë është koha për kryeministër shqiptarë ngaqë të gjitha të drejtat e shqiptarëve janë arritur.

Marketing

Artan Grubi nga kjo parti në një intervistë për InDoks është shprehur i bindur se Maqedonia e Veriut në këtë mandat qeverisës do të ketë një kryeministër shqiptar.

“Ka ardhur koha që tashme që kjo shtyllë e fundit monoetnike e rezervuar vetëm për komunitetin maqedonas mund të zgjidhjet një kryeministër shqiptar edhe pse jo pasi jemi edhe ne qytetarët të këtij vendi dhe mund ta udhëheqim”, ka thënë Grubi.

Grubi gjithashtu ka treguar se kush do të jetë kandidat potencial për kryeministër, duke bërë edhe thirrje partive të tjera shqiptare që të përkrahin BDI-në.

“Emri i kryeministri shqiptar është caktuar është një kandidat i pavarur, Naser Zyberi, ka qenë tre deputet në vitet 1990 është një njeri me përvojë të jashtëzakonshëm dhe i pavarur një njeri që ka përvojë me shumë se Zaevi dhe do t’i prijë qeverisë”, ka shtuar Grubi.

Në anën tjetër kryetari i LSDM-së muaj më parë ka deklaruar që kjo nuk është e mundur dhe se kryeministri historikisht ka qenë maqedon dhe se nuk duhet të luhet me kësi lloj temash/InsajderiInDoks