Sela: Ai që fiton një votë më tepër te shqiptarët, e ka legjitimitetin e plotë të shqiptarëve (Video)

E ka pranuar edhe vetë Ziadin Sela se cfarë do të thotë simbolika e thirrjes së shumicës së shqiptarëve gjatë një interviste dikur në një emision informon TetovaSot.
I pyetur atë kohë se a është patjetër që të jetë një parti fituese për ti bërë partitë politike shqiptare bashkë, kreu i ASH-së pati deklaruar se partia fituese ka simbolikën e thirrjes së shumicës së shqiptarëve që i thërret ato tjerët që të vijnë e të bëhen bashkë tek veprimi politik i këtij katër vjecari .
Ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve të 15 Korrikut kanë nxjerrë sërish fituese partinë e Ali Ahmetit që i vjen se kjo e fundit t’i thërret ato tjerët pra partitë tjera shqiptare që të vijnë e të bëhen bashkë tek veprimi politik në një kohë shumë delikate kur kërkohet njëri ndër postet më të rëndësishme të shtetit .Këto pazare mund të ulen nga partitë humbëse shqiptare ndërsa në vijë të kësaj kemi edhe një deklaratë të kreut të Aleancës Afrim Gashi duke thënë se jemi të gatshëm të hyjmë në qeveri shkruan TetovaSot.
Një deklaratë e tillë e partisë akoma në pushtet është shqetësuese sepse i përshtatet më së miri realizimit të skenareve të cilësdo parti maqedonase që pa kushte të formojnë një koalicion të ardhshëm në uljen e kërkesave të shqiptarëve për disa poste dytësore dhe duke shkelur vullnetin e shqiptarëve .
Se parimi fituesi me fituesin është shumë i rëndësishëm tregoi edhe 2006-shta kur BDI fitoi zgjedhjet ndërsa VMRO morri PDSH-në në koalicion por që një qeveri e tillë nuk mbijëtoi as dy vite ndërsa partia shqiptare që theu këtë rregull duke anashkaluar verdiktin e popullit, nuk e morri më veten që nga ajo kohë dhe në zgjedhjet e fundit nga partia më e fuqishme opozitare tek shqiptare mbeti me vetëm një deputet.

Marketing

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2020/07/received_268574014443676.mp4?_=1