Era mbështet Duan lidhur me reagimin e fundit.
Pas debatit që shkaktoi postimi i flamurit me hartën e Shqipërisë së Madhe, Dua Lipa është sqaruar me anë të një statusi të gjatë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka dhënë se është e drejtë e secilit të ndihen krenarë me etninë dhe vendin nga vijnë dhe se nuk ka dashur asnjëherë të nxisë urrejtje.
Pas këtij postimi, asaj i doli në krah edhe Era Istrefi, e cila falënderon Duan për atë që bën.
“Mund të ndërlidhem me këtë shumë… është çështje kohësh të flasim për të. Faleminderit Dua Lipa”, shkruan ajo.