Ganiu: Pranë bustit të Hasan Prishtinës ndërtohet pa leje, investitori ta rrënojë objektin brenda 8 ditësh

Objekti që po ndërtohet në Q. T. “Mavrovasja” është pa leje, thonë autoritetet e komunës së Çairit, sipas të cilëve nuk i dihet se kush është investitori.

Marketing

Nga komuna e Çairit thonë se Inspektorati për Ndërtim ka dalë në terren, por askush nuk ka pranuar të nënshkruajë aktvendimin.

“Që të jepet aktvendimi, për të pranuar dikush atë aktvendim dhe të bëhet i plotfuqishëm, asnjë njeri nuk e ka pranuar në teren. Edhe ne nuk mund ta luajmë rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pastaj ne të shkojmë t’i kërkojmë nëpër shtëpi njerëzit. Domethënë deri aty e kemi kompetencën, pastaj fillohet me procedurën e dytë.”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Investitori i objektit, prej nesër do të ketë afat tetëditor që të rrënojë objektin dhe ka të drejtë të kërkojë leje nga komuna për ta kthyer objektin në fazë që ka qenë më herët. Në qoftë se ai nuk vepron në afat tetëditor, atëherë komuna do të ndërmarrë masat e nevojshme për rrënim të objektit.

“Ai është në afat prej tetë ditëve, do të thotë duhet të rrënojë vetë objektin, e në qoftë se nuk e rrënon, atëherë do të marrë masa komuna, por paralelisht dua t’ju informoj këtu se komuna nga dita  e hënë do të shpallë edhe tenderin e ri, apo shpalljen publike për rrënimin e objektit për shkak se për momentin e ka të skaduar.”,- tha Ganiu.

Lidhur me këtë ndërtim pa leje është deklaruar edhe kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili tha se ndërtimet pa leje në qendrën tregtare “Mavrovasja” duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë