Partia politike e cila ka marrë dy deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, E majta në programin e saj sa i përket fushës së politikës së jashtme, përpos synimeve për anulim të Marrëveshjes së Prespës dhe rishqyrtim të Marrëveshjes me Bullgarinë ofron zgjidhje specifike me të cilat do të shkaktonte kthesë radikale në politikën e jashtme të vendit. Një nga qëllimet kryesore drejt së cilës është orientuar kjo parti në fushën e raporteve bilaterale, është tërheqja e njohjes së Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut.
Ndërkohë, kjo parti vlerëson se vendi duhet të njohë menjëherë pavarësinë e Palestinës, Katalonisë dhe baskëve. Ata janë për vendosje të partneritetit strategjike me RP të Kinës. Në planin e raporteve multilaterale, kjo parti synon për dalje urgjente të vendit nga NATO dhe tërheqje të pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake të cilat nuk kanë mandat nga OKB.