Ministria e Shëndetësisë kumtoi se është sulmuar dhe për momentin nuk funksionon ueb faqja e saj dhe se nuk funksionojnë as e-mailat zyrtarë të të punësuarve në institucion.
“Për momentin është duke u hetuar se çfarë ka ndodhur saktë, si dhe për sa kohë do të zgjidhet problemi për çka do të informojmë shtesë. Komunikimi ynë me mediat do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected]”, qëndron në kumtesë.
Nga Ministria theksojnë se të gjitha pyetjet mediat t’i dërgojnë në adresën e dhënë dhe do të përgjigjen sa më shpjet që është e mundur.