Osmani shpalos 5 shtyllat për negociata me partitë shqiptare

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për TV21 shpalosi 5 shtylla kryesore për negociata me partitë shqiptare.

Marketing

Është shumë me rëndësi të dakordohemi për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare këtu:

1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista.

2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emer të shqiptarëve me komunitetet tjera.

3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor.

4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006).

5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare. – Tha Osmani për TV21.