Vijon procesi gjyqësor për Pançevskin

Sot vazhdoi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevskin. Procesi po zhvillohet në gjykatën e Velesit. Pançevski përsëri tha se nuk e kupton akuzën dhe kjo ishte arsyeja pse gjykatësi që e gjykon ia shpjegoi nga fillimi. Avokatët e tij kërkuan që ai të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. Sot si dëshmitarë në sallën e gjyqit u ftuan edhe Ushtruesi i Detyrës kryetari i Penales, Stojançe Ribarev si dhe shefi aktual i njësisë së Shkupit Ivan Xholev. Pançevski është akuzuar për manipulim të sistemit AKMIS dhe për shkak se ai çështjet në vend se në mënyrë elektronike i ka shpërndarë në dorë tek gjykatës për të cilët ka menduar se janë të besueshëm.

Marketing