Përfundon marshi protestues i koalicionit “Tash është koha”

Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me marsh protestues kanë shprehur revoltën e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Protestuesit u nisën nga parku i Çairit dhe marshuan drejtë Qeverisë për të përfunduar përpara selisë së Bashkimit Evropianë në Shkup.

Marketing

Protestuesve iu drejtuan dy liderët Afrim Gashi i Alternativës dhe Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dërgoi dy porosi.

“Porosia e parë është për partitë maqedonase, të mos lejoni të nëpër këmbëni akoma vullnetin e shqiptarve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson shqiptarët nga 15-të korriku e këndej. Andaj kujdes me kë bëni Qeveri. Dhe porosia e dytë është për bashkësinë ndërkombëtare, mos lejoni që ky vend sidomos pjesën shqiptare të bin në diktatur. Demokracia duhet të jetë e njëjtë edhe te shqiptarët edhe te maqedonasit, se për ndryshe humbë kuptimi i pjesëmarrjes tonë në zgjedhje”, theksoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se shëndetin e kemi të rëndësishëm, por edhe liria dhe demokracia janë po aq të rëndësishme, duke shtuar se nuk do të dorëzohen.

“Me të vërtetë e kemi të rëndësishëm shëndetin dhe jetën, ama po aq e rëndësishme është sa shëndeti dhe jeta është liria dhe demokracia. Këtu e kemi KSHZ-në, vendi ku u përgatit manipulimi dhe vjedhja e votës më 15-të korrik. Radhazi kanë qenë kërkesat tona që të marrim anëtarin e Komisionit që të mbrojmë votën e qytetarëve nuk kanë dhënë as përgjigje”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.