Takim pune e ministrit Nuhiu me zëvendës ambasadorin italian

Ministri për Punë të Brendshme (MPB) Agim Nuhiu sot ka mbajtur takim pune me zëvendës ambasadorin e Italisë në Shkup, Alesio Likuori.

Marketing

Në takim, siç theksohet nga MPB janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, mirëbesimi, mungesa e çështjeve të hapura ose kontestuese mes dy shteteve si dhe bashkëpunimi në shumë sfera me interes të ndërsjellë.

Fokusi në bisedime, siç theksohet është vënë në thellimin e bashkëpunimit të deritashëm të ndërsjellë, veçmas në sferën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit si dhe luftës kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

“Bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë zbatuar në vend, aktivitetet që ndërmerren pas përfundimit të tyre si dhe aktivitetet që MPB në kuadër të kompetencave të saja i ndërmerr në përballjen me pandeminë globale të Kovid-19”, theksohet në kumtesë.