Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur dhe 119 raste të reja. Shërohen 89 pacientë

Në 24 orët e fundit nga 1.325 testet e kryera, janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, dhe atë: Shkup-35, Kumanovë-15, Shtip-17, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-3, Veles-3, Manastir-8, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Koçanë-1, Demir Hisar-5, Berovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-8, Resnjë-1.

Marketing

Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar: Shkup-22, Kumanovë-10, Shtip-12, tetove-26, Strugë-1, Manastir-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3 dhe Resnjë-4 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë e deri ma tani ka arritur në 4.117