Një i ri shqiptar është zhdukur duke bërë që me urgjencë të nisë hetimi për gjetjen e tij.
Mësohet se shqiptari është identifikuar si Olti Gega, i cili për herë të fundit u pa në zonën Camagael të Fort William.
17-vjeçari shqiptar ka flokë të zinj dhe të prerë shkurt dhe si shenjë dalluese ka një nishan në faqen e tij të djathtë.
Herën e fundit që u pa, i riu kishte vedhur në bluzë gri, xhinse të zeza, dhe një orë po ashtu të zezë.
Zyrtarët që provojnë zhdukjen thonë se janë ‘të shqetësuar për mirëqenien e tij’ dhe bëjnë apel për informacion.