As politikanët nuk bëjnë përjashtim nga aksidentet dhe lëndimet që ata kanë pësuar në fëmijërinë e tyre të hershme. Fragmente të tilla i ka rrëfyer edhe kreu i Alternativës Afrim Gashi duke ndarë me publikun në një emision televiziv aksidentet që ai ka përjetuar si dhe lëndimet e tij informon TetovaSot.
Gashi ka përmendur dy nga ngjarjet më të rënda. Dy herë vetura e ka shkelur ndërsa një herë ka rënë në bunar.Këto janë fragmente nga e kaluara e tij si raste apo aksidente para shumë vitesh në fëmijërinë e tij.
Ai thotë se e ka një shenjë nga rënia në bunar dhe për këtë Gashi shprehet se tallesha me shokët se jam një djalë me yll në ballë. TetovaSot
https://www.facebook.com/rami.mislimi/videos/10158206844381708/?t=0