Humbja ndaj Bayernit, Pique: Kemi prekur fundin, gati të largohem

Humbja e thellë me rezultatin 8-2 ndaj Bayern Munchen ka tronditur shumë nga lojtarët protagonistë të kësaj disfate te Barcelona.

Marketing

Mbrojtësi, Gerhard Pique, shprehet se ekipi ka prekur fundit dhe se është i gatshëm të largohet për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme.

Në Evropë nuk mund të paraqitemi kështu, nuk është as hera e parë që ndodh diçka e tillë, shpresoj të shërbejë për diçka”, u shpreh Pique, në një deklaratë të shkurtër për shtyp.