I përzunë nga hoteli dhe mbetën rrugëve, incidenti i shëmtuar me Prishtinën në Evropë

Pas eliminimit të Dritës pa shkelur ende këmbën në fushën e lojës, një episod i ngjashëm po i ndodh edhe Prishtinës. Rastet pozitive me Covid-19 në radhët e lojtarëve po i kushtojnë shumë skuadrave shqiptare nga Kosova.

Marketing

Plot 8 raste janë konfirmuar në radhët e bardhebluve të Prishtinës, duke bërë që autoritetet e Gjibraltarit të anulojnë ndeshjen e stome.

Lojtarët janë përzënë nga hoteli dhe mes 4 rrugëve kërkojnë të mësojnë fatin e tyre në Europë.

Një rast kur vetë shteti jot të eliminon nga ky kompeticion për të cilin skuadrat luftojnë gjithë vitin për ta arritur.

Skuadrat i janë nënshtruar tamponëve përpara nisjes, nga ku kanë rezultuar të gjithë të pastër.

Ashtu, me sigurinë se janë të paprekur nga pandemia i drejtohen udhëtimit në vendin ku do të luhet ndeshja, nga ku surprizohen me përgjigjet e reja të testimeve për Covid-19, ç’ka po u kushton shumë tashmë.

Një çudi e madhe që ndodh në Kosovë, ku tamponët nuk e kanë saktësinë e duhur, pasi kjo është e vetmja mënyrë që e shpjegon këtë situatë.

Madje nuk ka informacion nëse janë kryer në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.

Një çështje që duhej të ishte përgtitur më mirë kjo nga ana e FFK-së, që shembullin e gjen edhe në Shqipëri, ku FSHF-ja ka siguruar marrëveshjen për Tiranën që të njihen vetëm testimet e kryera në vendin tonë, pa qenë nevoja t’u nënshtrohen sërish tamponit.