Thaçi: Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në FB ka përshëndetur marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ai thotë se shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tone.

Ky është postimi i plotë:

E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë.

Marketing