Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nënt♪ persona që ishin të prekur me COVID-19.
IKSHPK po ashtu njoftoi se 122 persona e kanë mposhtur virusin.
Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga të cilët 425 kanë humbur jetën.