Rusia publikon pamje nga procesi i prodhimit të vaksinës anti-COVID (Video)

Me padurim për të promovuar atë që presidenti rus Vladimir Putin pretendon se është vaksina e parë COVID-19 në botë, Ministria e Shëndetësisë në Rusi ka lëshuar një video të shkurtër të procesit të saj të prodhimit.

Marketing

Klipi prej 40 sekondash tregon disa persona të veshur me veshje blu që punojnë në një laborator, ku një shumëllojshmëri makinash janë parë në veprim raportoi Agence France-Presse.

Ndërkohë, një tjetër video e shkurtër promovuese për vaksinën u postua nga Sputnik News, një agjenci e kontrolluar nga shteti rus.

Spoti i krijuar nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, tregon koronavirusin, me pamjen e tij karaktreristike që jemi mësuar tashmë ta shohim, duke gëlltitur Tokën dhe duke lëvizur në hapësirë.

Vaksina Sputnik V – e bërë të duket si sateliti Sputnik 1 i Bashkimit Sovjetik, sateliti i parë artificial i Tokës që u lëshua më 1957 – duket pastaj duke orbituar rreth virusit duke e tretur me shpejtësi teksa toka rishfaqet sërish.

Javën e kaluar, Putin njoftoi se vendi i tij kishte regjistruar zyrtarisht vaksinën e parë të koronavirusit në botë, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, duke thënë se ajo ofron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se njëra nga vajzat e tij e kishte injektuar.

Shkencëtarët dhe ekspertët në disa vende reaguan me skepticizëm në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës – duke paralajmëruar që nxitimi për të nxjerrë vaksinën përpara provave të gjera të fazës së tretë mund të ketë pasoja të rënda.