Shteti i Serbisë ka filluar të ngre një gardh në kufirin me RMV, në afërsi të Preshevës. Bëhet fjalë për një gardh të ngritur me tela gjemborë, i cili pritet të pamundësonte kalimet masive ilegale të kufirit nga ana e emigrantëve. Këtë për TVM2 e konfirmoi edhe i pari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Ai pohon se ngritja e këtij gardhi është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin e Europian, por një gjë e tillë kushtëzohet edhe me hapjen e vendkalimit kufitar LLojan – Miratoc.
“Ne kemi pak kompetenca rreth këtij ndërtimi. Është politikë europiane jashtë kufijve të saj e para kufijve të saj, që të ndërtojë gardhe mbrojtëse për palët e ndryshme të refugjatëve, pra është politikë preventive evropiane. Tani nëse gardhi ndërtohet pa u hapur pika kufitare Miratov-Llojan që lidhë Serbin me RMV, është një iniciativë që mund të interpretohet tendencionalisht, kurse ne e bëjmë kërkesën para se të vazhdojë me gardhin që është nisur në hapsirat të cilët e kanë mundësuar, në hapsirat tona përshak se banorët janë kundër ndërtimit të gardhit, pra ne kërkojmë që së pari të hapet pika kufitare e tek pastaj të ndërtohet gardhi”, tha Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës.
Kreu i Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se si Komunë kanë patur informacionin për ngritjen e një gardhi të këtillë, por ndërtimi I tij u kushtëzuar paraprakisht me hapjen e pikëkalimit kufitar Miratoc-Llojan, sepse ka pakënaqësi të shumta, nga të dyja anët e kufirit.
“Ne kemi patur informacione paraprake, së pari kemi siguruar në aspektin institucional që qytetarët tanë të mos shpronësohen në një formë apo tjetër por të shpërblehen në qoftë se ndërtohet ai gardh por pasi të hapet pika kufitare, pastaj pasi morrëm vendimin nga Ministria e Urbanizmit që shpronsimi nuk do të ndodhë dhe shpërblimi të jet në momentin që gardhi të jetë i ndërtuar . Kemi hyrë në negociatat e vazhdueshme të cilat e kan qëllimin e vetë që sëpari të hapet pika kufitare Miratoc-Llojan, pasi të dyja palët edhe ata të Miratocës por edhe të Llojanit janë të revoltuar me ndërtimin e këtij gardhi pasi që premtimi për hapjen e këtij pikalimi kufitar ende nuk është realizuar”, tha Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës për TVM 2.
Nuk ka një afat të qartë se kur do të hapej e vendkalimi gjatë i pritur Llojan – Miratoc, i cili ndoshta do të përshpejtohet me ndërtimin e gardhit që ndërpret migrimin ilegal drejt bE-së