Deskoska s’do të jetë ministre, i kthehet universitetit

Ministrja aktuale e Drejtësisë nga radhët e LSDM-së, Renata Deskoska vërtetoi se po bën tërheqje nga ekzekutivi dhe se po kthehet në universitet.

Marketing

“Unë paralajmërova para do kohe se dëshiroj t’i kthehem profesionit tim dhe të përkushtohen në profesion. Natyrisht, kryeministri Zaev dhe ministri i ri i Drejtësisë do ta kenë mbështetjen time të plotë”, tha Deskoska për TV24.

Deskoska është profesoreshë e Të drejtës kushtetuese dhe sistemit politik në Fakultetin Juridik në Shkup.

Ajo po ashtu është anëtare e Këshillit Zgjedhor të LSDM-së dhe përfaqësuese në Komisionin e Venedikut.