Selami: 10 ditë deri në mbylljen e afatit për premi në sigurimin e të mbjellave dhe bagëtive

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur për të aplikuar për subvencione për premi në sigurimin e të mbjellurave dhe bagëtive

Marketing

◼Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, u rikujton të gjithë bujqve se kanë mbetur edhe dhjetë ditë për të aplikuar për premi në sigurime. Kjo do të thotë që të gjithë bujqit që kanë siguruar tashmë të mbjellurat ose bagëtitë e tyre do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për mbështetje financiare për polisat e sigurimeve deri më 31 gusht 2020.Kërkesat paraqiten çdo ditë pune në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

◼Përmes kësaj mase, shteti subvencionon 60 përqind të fondeve që bujqit kanë dhënë për polisën e sigurimit të të mbjellurave dhe bagëtive. Në këtë mënyrë, bujqit ndihmohen drejtpërdrejt në uljen e kostove për mbrojtjen e të mbjellurave nga fatkeqësitë e motit dhe në të njëjtën kohë ato mbrohen nga humbjet e mundshme nëse ndodhin.