Deputeti më i ri nga radhët e BDI-së, Arben Xhaferi, para hyrjes në Kuvend ka thënë se do të votojë Talat Xahferin si kryeparlamentarin e ri të Kuvendit. Ai ka theksuar gjithashtu se Xhaferi ka qenë një nga kryeparlamtarët më të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu ai mohoi të ketë pasur përplasje brenda partisë, duke bërë të ditur se debatet janë një gjë krejt normale, por brenda partisë qëndrimet janë të harmonizuara.