Qeveria dhe nxënësit e shkollave të mesme do të bashkëpunojnë rreth modelit të mësimit në kushte të Kovid-19

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja e Qeverisë e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrja e Arsimit, Elizabeta Naumoska, sot e pritën delegacionin e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, të udhëhequr nga kryetari i Unionit, Blendi Hodai.

Marketing

“Në takim, përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme u njoftuan në detaje me vendimin e Qeverisë për modelin sipas të cilit do të organizohet dhe do të zbatohen mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte të COVID-19, që është miratuar në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.”, informojnë nga Qeveria.

Modeli për organizimin e kombinuar të mësimit online me vegla për komunikim me internet dhe me pjesëmarrje fizike të nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të tretë në arsimin fillor dhe me disa përjashtime të tjera ku në aspektin shëndetësor është e sigurt, u theksua se pranohet si një model që në masë të madhe zvogëlon rreziqet për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

“Kryeministri Spasovski, zëvendëskryeministrja Carovska dhe ministrat e Arsimit dhe të Shëndetësisë, Ademi dhe Filipçe, e pranuan sugjerimin e përfaqësuesve të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për kyçjen e tyre më të madhe në përgatitjet për organizimin dhe zbatimin e modelit të pranuar për t’u arritur zgjidhjet më të mira në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu informuan se ministri i Shëndetësisë Filipçe, ftoi nxënësit e shkollave të mesme të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në të cilin më hollësisht do të njoftohen me gjendjen me COVID-19, por edhe me masat për mbrojtje nga infektimi që janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.