Më shumë se 3 500 raste me COVID-19 janë regjistruar në Francë gjatë 24 orëve të fundit, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 602 raste pozitive me COVID-19, nga 4 586 të premten.
Niveli i testeve pozitive ka pësuar një rritje të lehtë, me 3,5% nga 3,4% të premten. Të paktën 38 vatra të reja janë zbuluar”, theksoi Qendra e Shëndetit Publik.
Në total, 4 711 persona të infektuar me COVID-19 ndodhen të shtruar në spital, një shifër në rënie të lehtë.
Numri i pacientëve në reanimacion është e qëndrueshme në raport me ditën e premte.